Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
1’sh në Biologji, 2’sh në Matematikë, 3’sh në Logjikë- Zbulohen notat e Dimal Bashës -

1’sh në Biologji, 2’sh në Matematikë, 3’sh në Logjikë- Zbulohen notat e Dimal Bashës

Nga fillimi i grevës në arsim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, nuk ka reshtur se folur për cilësinë e dobët në sektorin e arsimit.

Madje, ai nuk ka hezituar t’i quajë analfabet (ose analfabetë funksionalë) ata që po organizojnë greva në këtë sektor. Por, deputeti ka ‘harruar’ se dikur si nxënës i gjimnazit në Ferizaj nuk i kishte punët mirë me mësime. Dëftesat e shkollës së mesme tregojnë se ai ishte – e pakta të thuhet – nxënës i dobët.

Gazeta Nacionale ka siguruar dëftesën e vitit të tretë të shkollës së mesme për z. Basha, në të cilën shihej se atij i ishte mbyllur një njësh (1). Nota e dobët i ishte vendosur në lënden e Biologjisë dhe kjo kishte bërë që në këtë vit ai të mbetej në provim. Tek pas riprovimit këtë notë e kishte bërë dysh (2).

Eliminon mykun e thonjve në 3 ditë! Lexoni recetën

Një kurë e lirë që vret kërpudhat e thonjve me një lëvizje
Kjo kishte ndodhur në vitin 1997, kur Basha kishte qenë tetëmbëdhjetë vjeçar.

Por, njëshi në Biologjisë nuk ishte e vetmja notë e dobët.

Basha shpesh prezanton shifra të ndryshme për të përshkruar suksesin e qeverisë, por si nxënës nuk i kishte punët mirë me numra. Në lëndën e matematikës ai ishte vlerësuar me dysh (2).

Me të njëjtën notë ishte vlerësuar edhe në lëndën e Gjuhës Frënge dhe atë të Fizikës.

Pak më i mirë ishte në Gjuhën Shqipe, Gjeografi, Logjikë dhe Kimi, ku në këto lëndë ishte vlerësuar me notën tresh (3).

Me notën katër (4), Basha ishte vlerësuar vetëm në lëndën e Historisë.

Ndërsa, me notën maksimale, pesë(5), ai ishte vlerësuar në lëndët Edukatë Fizike, Gjuhë Angleze dhe Mbrojtje.

Duke u bazuar në këto nota, rezultati përfundimtar ishte “mirë” (3). Ky rezultat nuk është edhe aq i kënaqshëm për nxënësit ambiciozë.

Nëse do të referohemi gjuhës së kryeministrit Albin Kurti, të cilën e përdori në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së do të thotë që “mirë nuk është shkëlqyeshëm”.

Megjithatë, deputeti Basha në gjimnaz të shkëlqyeshme e kishte notën e sjelljes, e cila i është evidentuar në dëftesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *