Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
25-vjeçarja nga Prishtina në hall nga ish i dashuri, i shkon mbrapa dhe e ngacmon – detyrohet ta denoncojë -

25-vjeçarja nga Prishtina në hall nga ish i dashuri, i shkon mbrapa dhe e ngacmon – detyrohet ta denoncojë

Shpesh herë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre. Një rast i tillë ka ndodhur sot në mëngjes, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, ku një 23-vjeçare denoncuar në Polici ish të dashurin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ajo ka deklaruar në Polici se 28-vjeçari nuk po e lë rehat që kur janë ndarë, duke i shkuar mbrapa me arsyetimin se dëshiron që të bisedojnë. Këto raste, sipas deklaratë së viktimës kanë qenë të shpeshta, deri sot kur vendosi ta njoftojë Policinë, pasi në mëngjes u përballë sërish me të.

I dyshuari B.D., dyshohet se i ka dalë në rrugë viktimë dhe i ka kërkuar që të ndalen dhe të bisedojnë, çka e shqetësoi vajzën shumë dhe e frikësuar e denoncoi në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestaur të dyshuarin, i cili është shoqëruar më pas në stacion policor. Pas intervistimit, me urdhër të Prokiurorit të SHtetit, ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Ngacmim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *