Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
29 gjyqtarë të rinj në Republikën e Kosovës, betohen për respektim të Kushtetutës, ligjeve në fuqi e kodit etik -

29 gjyqtarë të rinj në Republikën e Kosovës, betohen për respektim të Kushtetutës, ligjeve në fuqi e kodit etik

Presidentja e Kosovës ka dekretuar sot 29 gjyqtarë të rinj.

Ky dekretim ka ardhur pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Para të parës së vendit, gjyqtarët më të rinj të Republikës u betuan se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 29 gjyqtarë.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Presidentja Osmani ka theksuar se në konsolidimin shtetëror, sistemi i drejtësisë luan një rol shumë të rëndësishëm, prandaj ne po punojmë fortë që ky sistem të jetë i pavarur, i drejtë, i paanshëm, dhe i cili siguron qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *