30 autobusë të rinj i vijnë Prishtinës vitin e ardhshëm, 6 nga ta do të jenë elektrikë

Komuna e Prishtinës do t’i blejë edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej të cilave do të jenë elektrikë.

Kështu ka thënë nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj. Ai tha se do të bëhet përpjekje që autobusët të hyjnë në përdorim deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Do t’i blejmë 30 autobusë, gjashtë prej tyre do të jenë elektrikë. Kredia do të nënshkruhet këtë vit. Procedurat e prokurimit vitin e ardhshëm. Po tentojmë deri në fund të vitit të ardhshëm që t’i sjellim autobusët”, tha Zogaj, raporton Klan Kosova.

Numri dy i Prishtinës më 14 nëntor bëri të ditur se kjo komunë do të marrë një kredi prej 10 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *