45-vjeçari kosovar që u ther për vdekje pas një sherri me thika në Trevisto të Italisë, është nga fshati Vraniq i Suharekës.
Viktima me iniciale R.K, ishte goditur disa herë me thikë.
Përleshja, sipas mediave italiane, ndodhi mes disa personave nga zona e Ballkanit.
Sipas informacioneve, përleshja kishte ndodhur me disa kosovarë nga fshati Studençan.
Pjesëmarrësit e tjerë, rreth 20 burra, u plagosën, disa më lehtë e disa më rëndë. Disa prej tyre janë shtruar në urgjencë, të tjerët sipas dëshmive kanë ikur përgjatë bregut të lumit Sile.
Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende arsyet e kësaj historie, megjithëse nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të regjistruar pak ditë më parë në afërsi.