Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Escobar: Kemi sinjale se Vuçiq është gati t’i pranojë tre pikat e BE’së, Kurtin ende duhet bindur -

Escobar: Kemi sinjale se Vuçiq është gati t’i pranojë tre pikat e BE’së, Kurtin ende duhet bindur

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe Serbinë është pranimi i planit trepikësh të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Escobar tha se ka indikacione që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është i gatshëm ta pranojë këtë plan.

“Ne kemi indikacione pozitive se presidenti Vuçiq është i gatshëm ta pranojë, por kryeministri Kurti duhet të bindet pak më shumë”, tha Escobar.

I pyetur se cilat do të jenë pasojat nëse Serbia dhe Kosova nuk i plotësojnë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të deeskaluar situatën në veri të Kosovës, Escobar tha se të dyja vendet do të humbasin mundësi të shumta.

“Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por janë mundësi të humbura që do të humbasin të dyja vendet nëse refuzojnë propozimin për dalje nga kriza”, tha Escobar, duke shpjeguar se për Kosovën kjo do të thotë largim nga partnerët dhe partnerët e ngushtë ndërkombëtarë në rajon dhe largimi i Serbisë nga hyrja në BE.

“ Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin e Kosovës, jo me një parti apo figurë politike. Përkushtimi ynë ndaj KFOR-it dhe investimi në të ardhmen e Kosovës mbetet i fortë”, përfundoi Escobar.

Këto deklarata Escobaer i bëri para pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare të Forumit të Dubrovnikut në panelin “Ballkani Perëndimor: Momenti i ri Euro-Atlantik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *