Gabriel Escobar ka thënë se janë të brengosur me mungesën e përafrimit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe komunitetin transatlantik.
Ai ka deklaruar se në mënyrë aktive janë duke u përpjekur të bindin Qeverinë e Kosovës që të shoh ShBA-të si partner primar.
“I kemi bërë kërkesat tona në mënyrë shumë të qartë, shumë të zëshme, BE në anën e tyre, ka vendosur pasoja, edhe ne, ne e kemi tërhequr Kosovën nga një ushtrim shumë i madh ndërkombëtar ushtarak si reagim ndaj kësaj dhe kërkojmë mënyra të tjera të partneritetit me një prej aleatëve tanë më të afërt në rajon.
Më duhet ta them që jemi të brengosur me mungesën e përafrimit, jo vetëm me SHBA-të por me gjithë komunitetin transatlantik dhe kjo përfshinë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian, NATO-n, QUINT-in dhe fqinjët, Shoqërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Prapë po kërkojmë në mënyrë aktive, mënyra të cilën mund ta bindim qeverinë që të shoh Shtetet e Bashkuara si partner primar në rajon dhe përafrimi me Shtetet e Bashkuara i sjell dobi Kosovës, nuk e hedh jashtë nga aspiratat e veta”, ka thënë Escobar para Kongresit Amerikan.