Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Vazhdimi i grevës, reagon Qeveria: Mungon arsyeshmëria për 100 euro shtesë -

Vazhdimi i grevës, reagon Qeveria: Mungon arsyeshmëria për 100 euro shtesë

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj SBASHK-ut, pasi këta të fundit pak më parë njoftuan se nuk tërhiqen nga greva, derisa Qeveria të nis dialogun dhe t’i realizojë kërkesat e grevistëve, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se deri tani, Kurti dhe shefi i stafit të kryeministrit janë takuar të paktën 10 herë me kryetarin e BSPK, z. Atdhe Hykolli.

Ai ka përmendur edhe takimet e ministrave të tjerë me sindikatat, derisa ka thënë se deri tash janë zhvilluar mbi 30 takime dhe pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar.“Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Deri tani, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i stafit të kryeministri janë takuar të paktën 10 herë me kryetarin e BSPK, z. Atdhe Hykolli.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur katër takime me përfaqësues të sindikatave, përfshirë BSPK.Ministri i Shëndetësi, Rifat Latifi të paktën katër takime me përfaqësues të degëve sindikale, përfshirë BSPK.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pasur gjashtë takime me sindikatat e Policisë, Zjarrfikësve, Infermierëve e Arsimit.Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberi Nagavci tetë herë është takuar me përfaqësuesit e SBAShK-ut.

Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *