Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Prizren: I riu tenton t’ia hedh Policisë, shkakton dhunë në familje por e denoncon babain – arrestohet -

Prizren: I riu tenton t’ia hedh Policisë, shkakton dhunë në familje por e denoncon babain – arrestohet

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit. Por këtë herë i dyshuari u paraqit vet në Polici, duke pretenduar se është viktimë e dhunës nga babai, e që doli e kundërta.

Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se babai 72-vjeçar është në hall me të birin, i cili ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij dhe ka tentuar që ta bëjë atë fajtor, duke e denoncuar.

Sinjali mëson se fillimisht djali i dyshuar kishte shkuar në Polici, ku raportoi se babai e ka dëbuar nga shtëpia dhe po i shkakton telashe. Deklarata e tij ka ngritur dyshime, prandaj hetuesit janë vënë në veprim, ashtu që kanë zbuluar se nuk qëndron denoncimi i të dyshuarit.

Kjo ka bërë që djali të intervistohet sërish në cilësinë e të dyshuarit. Sipas informatave të para, ai i ka shkaktuar telashe babait të tij, të cilin në vazhdimësi e ka ofenduar.

Si rezultat i kësaj, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për inicimin e rastit për dhunë në familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *