“Veç rrena e mashtrime nga kryeministri”. Të paktën kështu pandeh një qytetar kosovar.
Në një paraqitje për lajmi..net, ai komentoi zhvillimet politike përkah këndvështrimi i tij.
Hodhi kritika ndaj kryeministrit, duke thënë se e ka izoluar bota, teksa nuk la mënjanë as presidenten. Sipas tij, edhe Vjosa Osmani është përgjegjëse.
“Rrena, mashtrime, t’ka izolu bota”, ishin fjalët me të cilët ai zgjodhi t’i drejtohet shefit të ekzekutivit.