Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila apelon që mësimi të fillojë.
Sipas saj, nuk ka asnjë arsyetim të dënohen fëmijët me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut.
Ajo thotë se fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatës, pasojat e të cilit veprim do t’i vuajnë edhe shumë gjatë.
“Nuk ka më asnjë arsyetim të dënohen fëmijët me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut, të cilat për tri vite radhazi shtyejnë fillimin e vitit të ri shkollor. Fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatēs, pasojat e të cilit veprim do t’i vuajnë edhe shumë gjatë. Nesër, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të takohen, ku e kanë vendin, në shkolla”, shkruan ajo.