Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), mundëson një mënyrë për të parë sesa persona në Kosovë e kanë emrin tuaj.
Po ashtu, është edhe e dhëna e saktë për secilën komunë veç e veç.
Zakonisht emri juaj del i njëjtë edhe me dhjetëra, qindra apo edhe me mijëra të tjerë. Por një person në Kosovë, nuk e ndan emrin me askënd tjetër, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Nga një verifikim në këtë platformë, mund të vërtetohet se ekziston vetëm një emër i tillë në Kosovë.
Bëhet fjalë për emrin Meshari që sipas platformës del se e posedon vetëm një person në Kosovë. Në bazë të të dhënave mbi komunën prej nga vjen, del se personi në fjalë është nga Gjakova.