Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Vetëvrasja e 19-vjeçares: Dërgohet në paraburgim i fejuari i saj që dyshohet se e shtyti t’i jap fund jetës -

Vetëvrasja e 19-vjeçares: Dërgohet në paraburgim i fejuari i saj që dyshohet se e shtyti t’i jap fund jetës

Vdekja tragjike e 19-vjeçares Betina Ymeri, nga fshati Vinarc i Epërm në Mitrovicë, ka tronditur vendin. Ajo dyshohet se kishte vendosur që t’i japë fund jetës së saj, për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj. Ky i fundit u arrestua për shtytje në vetëvrasje, ndërsa sot ka dalë para Gjykatës, për caktimin e masës së sigurisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se kërkesa për paraburgim ndaj Leotrim Shalës, i dyshuar për këtë rast është aprovuar. Gjykata ka vendosur që t’ia caktojë këtë masë të sigurisë në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Shala po dyshohet për veprat penale ‘Shtytje në vetëvrasje’ dhe ‘Ndihma në vetëvrasje’.

Ndryshe, sipas informacioneve të para mbi këtë rast tronditës, vajza ka bërë vetëvrasje duke u varur në litar.

Ajo u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, mbrëmjen e 8 shtatorit. Mjekët konstatuan vdekjen e saj, teksa trupi i pajetë më pas u dërgua në IML për obduksion.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *