Numri i rasteve të dhunimeve është rritur me të madhe. Përveç rastit në Istog, për të cilin Gazeta Sinjali publikoi sot detaje ekskluzive, Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet edhe për një rast tjetër.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Klinë, para dy ditësh dhe tashmë një person i dyshuar ka rënë në prangat e Policisë.
Policia e ka konfirmuar rastin dhe kanë njoftuar se i arrestuari është dërguar në ndalim policor për veprën penale “Dhunimi”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, njoftoi Policia