Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
A qëndron Serbia pas sulmit terrorist në Banjskë? Kështu përgjigjet Hovenier -

A qëndron Serbia pas sulmit terrorist në Banjskë? Kështu përgjigjet Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha të shtunën se një apo disa struktura qëndrojnë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës javën e kaluar në veri të vendit, gjatë të cilit u vra një zyrtar policor.

I pyetur nga BBC të shtunën nëse Serbia qëndron pas sulmit, Hovenier tha se sasia dhe cilësia e armëve të gjetura në Banjskë të Zveçanit tregon se “sulmuesit serbë etnikë nuk i siguruan ato vetë”.

“Tani, po ashtu, ne e dimë se një individ i cili ishte nënkryetar i njërës nga partitë serbe në Kosovë, për të cilin dihet se ka marrë pjesë në ngjarje me zyrtarë të lartë serbë, njoftoi përmes avokatit të vet se ai ishte organizator i kësaj ngjarjeje dhe se ai ishte i pranishëm”, tha Hovenier duke iu referuar Millan Radoiçiqit nënkryetarit të deritanishëm të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *