Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Përfundon takimi “urgjent” i Kurtit dhe Ramës në Tiranë -

Përfundon takimi “urgjent” i Kurtit dhe Ramës në Tiranë

Pas dy orësh ka përfunduar takimi i papritur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ata u takuan në Tiranë në vilën qeveritare 31, në zonën e bllokut.

Detaje mbi vizitën e beftë të kryeministrit Kurti ende nuk janë bërë me dije dhe as tematika për të cilën u diskutua.

Mes tyre, takimi i fundit ka qenë mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, ku të dy palët firmosën një sërë marrëveshjesh për bashkëpunimin mes tyre.

Kryeministri Kurti ka anuluar duke lënë në gjysmë edhe një konferencë, të cilët po mbante për mediat në Kosovë.

Mediat atje, kanë raportuar se Kurti është larguar nga salla e Konferencës ” i nervozuar”.

Vlen të theksohet se takimi vjen në vigjilje të mbajtjes së samitit të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet nën udhëheqjen e kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz.

Qeveria e Kosovës shpesh ka përsëritur qëndrimin e saj pro Procesit të Berlinit, dhe pse ky i fundit nuk ka prodhuar rezultatet e premtuara.

Nga ana tjetër, dy Qeveritë vijojnë të kenë qëndrime të kundërta sa i takon ‘Open Balkan’.

Rama shpesh ka ftuar Kosovën të bëhet pjesë e nismës, por ka hasur refuzimin e homologut të tij.

Takimi i dy liderëve ballkanikë po zhvillohet gjithashtu në një kohë kur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur.

Dy palët nuk kanë bërë asnjë përparim, përpos zbatimit të marrëveshjeve të vjetra.

Numri një i Qeverisë shqiptare në daljet e tij – sa i takon kësaj çështjeje- ka ravijëzuar se i takon në radhë të parë Kosovës, shtetit dhe autoriteteve të Kosovës të përpunojë një platformë për dialogu.

Ai edhe pse është akuzuar për idenë e “korrigjimit të kufijve”, Rama shprehet se çështja e kufirit është mjaft delikate, ku luhet fati jo vetëm i Kosovës, por i kombit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *