Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Pse ma nguce gruan”/ Këshilltarin e Ardian Gjinit e zë sherri në lokal, rrahet me dy persona -

“Pse ma nguce gruan”/ Këshilltarin e Ardian Gjinit e zë sherri në lokal, rrahet me dy persona

Këshilltari i kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit, Endrit Efendija është futur në telashe, si pasojë e një përleshje në të cilën është përfshirë të shtunën mbrëma. Sherri, motivi i të cilit është zbuluar i kushtoi atij me ndalim, masë kjo në të cilën ndodhet akoma.

Sinjali ka mësuar detajet e incidentit në të cilin u fut zyrtari i komunës bashkë me dy persona të tjerë, që po ashtu janë arrestuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se këshilltari i Gjinit dyshohet se është rrahur me dy të dyshuarit e tjerë, pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete për shkak të ngacmimeve nga vet Efendija.

Sipas informacioneve të para që ka Sinjali, gjithçka nisi pasi Efendija dyshohet se i ka ngacmuar gratë e dy të dyshuarve të tjerë, të cilët të revoltuar u hodhën në sulm dhe aty plasi sherri.

“Pse po ma ngucë gruan”, dyshohet se kanë qenë fjalët e njërit nga të dyshuarit që i paraprinë hallakamës dhe rrahjes mes tyre.

Të njëjtat burime thonë se incidenti ka ndodhur pak para mesnatës së 21 tetorit, kur edhe Policia u njoftua menjëherë për rastin dhe intervenuan në vendin e ngjarjes.

Efendija bashkë me dy të dyshuarit e tjere u dërguan për trajtim mjekësor dhe më pas përfunduan në pranga të Policisë.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore brenda afatit ligjor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *