Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish në Kuvendin e Kosovës për draftin e statutit të Asociacionit.
Ai sërish i është drejtuar opozitës me disa fjalë ironizuese, shkruan lajmi.net.
“Për çdo të dytin muaj thoni u bë Zajednica. Ku e keni Zajednicën. S’ka Zajednicë, edhe po ju them, s’ka me pasë”, tha ai.
“Unë e kuptoj kërkesën e juaj që ta shihni draftin. Kryeministër kallzonani draftin. Emisarët evropianë më thanë mos me e tregu draftin. Tash a me koordinim a pa koordinim, qysh po doni, se jam në hall me juve. Ata më thanë atë draft mos ja kallzoni qytetarëve, unë e kom nda me presidenten e shtetit”, tha ai tutje.
“Ata kanë kërku që mos me e publiku draftin. I koordinum jam me ta. Me jau kallzu draftin, i bjen pa koordnim. Veç kallzomni a me koordnim a pa koordinim”, tha në fund ai.