Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kriza e madhe ekonomike, BQK del me njoftim për kreditë e qytetarëve -

Kriza e madhe ekonomike, BQK del me njoftim për kreditë e qytetarëve

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se bankat komerciale në vend në këtë tremujor raportuan për rritje të kërkesës për kredi nga ekonomitë familjare.

“Gjashtë nga gjithsej dhjetë banka pjesëmarrëse në anketë deklaruan rritje të kërkesës për kredi në përgjithësi, e që pas indeksimit të përgjigjeve rezultoi me indeks pozitiv të lartë prej 0.26 (indeks pozitiv 0.50)”, thuhet në raportin e BQK-së.

BQK ka njoftuar se bankat raportuan për rritje dukshëm më të lartë të kërkesës për kreditë konsumuese se sa për kreditë për blerjen e shtëpive me indeks pozitiv prej 0.37 dhe 0.15, respektivisht.

“Nëse krahasojmë rezultatet aktuale të kërkesës për kredi me pritjet e bankave të deklaruara në anketën e kaluar për të njëjtën periudhë, niveli aktual i rritjes së kërkesës është më i lartë, ndikuar nga vlera aktuale e kërkesës për të dy llojet e kredive e cila është më e lartë se sa pritjet e deklaruara nga bankat”, thuhet në raportin “Anketa e Kreditimit Bankar” të BQK-së.

Kjo rritje u ndikua pozitivisht kryesisht nga dy prej faktorëve të listuar në anketë, saktësisht nga nevoja për financim të konsumit dhe në një nivel më të ulët nga përmirësimi i perspektivës në tregun e patundshmërive me indeks pozitiv prej 0.31 dhe 0.15, respektivisht.

“Cilësia e aplikacioneve të pranuara nga ekonomitë familjare për kredi gjatë këtij tremujori u përmirësua në nivel të ulët për të dy llojet e kredive, saktësisht me indeks pozitiv prej 0.13 për aplikacionet për kreditë për blerjen e shtëpive dhe indeks pozitiv prej 0.10 për aplikacionet për kreditë konsumuese”, thuhet në raportin “Anketa e Kreditimit Bankar” të BQK-së.

Sa i përket cilësisë së portfolios kreditore për ekonomitë familjare, sipas BQK-ssipas BQK-së, bankat deklaruan përkeqësim margjinal, duke reflektuar përgjigjet e pesë bankave (një prej tyre me rëndësi sistemike) për rritje të raportit të kredive jo-performuese dhe dy banka (një prej tyre me rëndësi sistemike) të cilat deklaruan rënie të këtij raporti, e që rezultuan në një indeks pozitiv 0.06

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *