Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E tmerrshme: Gruaja në Prishtinë dyshohet se u dhunua seksualisht nga burri i saj për 17 vite me radhë -

E tmerrshme: Gruaja në Prishtinë dyshohet se u dhunua seksualisht nga burri i saj për 17 vite me radhë

Gratë kosovare përpos dhunës psikike e fizike, gjatë martesës përballen edhe me dhunë seksuale. Ato zakonisht nuk e denoncojnë dhunën që përjetojnë, për shkak të frikës dhe stigmës, mirëpo e gjithë kjo ndikon shumë te to, duke i rënduar psikologjikisht.

Për një rast të tillë tronditës ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sinjali mëson se një 50-vjeçare ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, të cilin e ka akuzuar për dhunë seksuale. Sipas viktimës, i dyshuari e ka dhunuar seksualisht për 17 vite me radhë.

Pas shumë vitesh vuajtje, ajo më në fund pak ditë më parë ka vendosur që të rrëfejë para hetuesve policorë gjithë tmerrin e përjetuar ndër vite.

Me të marrë informatën, njësitë policore ishin vënë në lëvizje me ç’rast kishin arritur që menjëherë ta arrestojnë të dyshuarin.

Ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunim’, teksa Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj/tij, dënohet me burgim prej dy deri në dhjetë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *