Policia e Kosovës ka konfirmuar se një 24 vjeçar është gjetur i vdekur në Prizren.
Hetimet kanë nisur dhe sipas policisë bëhet fjalë për vetëvrasje duke përdorur armën “AK 47”.
Në rrjete sociale, familjarët kanë bërë të ditur se i ndjeri është D.K.
Ndërkohë, Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë dhe po merren me ndriçimin e këtij rasti.
“Dyshimet e para janë se viktima ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën “AK 47”.“Me datë 10.01.2024, rreth orës 14:42 nëpërmes telefonit është raportuar për një rast të dyshuar për vetëvrasje. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe dyshimet e para janë se viktima D.K., mashkull, 24- vjeç ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën “AK 47”. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësitë dhe zyrtarët përgjegjës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”- ka njoftuar policia.