Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se ka filluar subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cënueshme.
Murati ka thënë se 40,620 familje që janë kualifikuar në grupin e parë, do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike.
Tutje, ka bërë të ditur se subvencionimi do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste mujore, duke filluar nga fatura e janarit.