Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kearns 'zë i fuqishëm për Kosovën' i reagon ambasadorit Hovenier: Ku është balanci, i reaguat kështu Serbisë kur i rrëmbeu policët? Jo -

Kearns ‘zë i fuqishëm për Kosovën’ i reagon ambasadorit Hovenier: Ku është balanci, i reaguat kështu Serbisë kur i rrëmbeu policët? Jo

Alicia Kearns, deputetja britanike dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik i ka reaguar ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili mbrëmë lëshoi një deklaratë ku tha se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës po i rrisin tensionet.

“Ku është balanci?”, pyeti Kearns.

”A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA pas rrëmbimit të paligjshëm të 3 policëve nga Serbia? Jo”, shkroi ajo.

“Heshtja për sulmin terrorist në Banjska mbetet shurdhuese”, shtoi deputetja britanike në reagimin e saj në “X”.

Ambasadori Hovenier tha se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me dinarin serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe po i rrisin panevojshëm tensione etnike dhe si pasojë ia kufizojnë mundësitë Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur atë në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *