Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Mblidhet Qeveria, merr vendim shumë të rëndësishëm -

Mblidhet Qeveria, merr vendim shumë të rëndësishëm

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin përfundimtar për shpronësim të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit që preken nga realizimi i projektit për rrugën nacionale Kijevë-Zahaq, konkretisht në segmentin Kijevë-Dollc.

Lidhur me shpronësimin e pronave në këtë segment foli ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Për shpronësimin e pronave që janë prekur nga realizmi i projektit pas plotësimit të kushteve nga Ligji për shpronësim propozojmë që të nxirret vendim me të cilën miratohet vendimi përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme të pronave dhe zotëruesve të interesit që preken nga ky projekt i rëndësishëm”, tha ai.

Pas miratimit në Qeveri, lidhur me këtë vendim ministri ka shkruar edhe në Facebook.

“Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, të 188-tën me radhë, miratuam Vendimet për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme për realizimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc.

Këto njëherit janë vendimet përfundimtare për shpronësimin e pronave të paluajtshme (tokave) të pronarëve dhe të palëve të interesit, të cilët preken nga realizimi i këtij projekti, përkitazi Zona Kadastrale: Kijevë, Komuna e Malishevës dhe Zonat Kadastrale: Çabiq, Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dollc të Komunës së Klinës”, bën të ditur ministri.

Rruga Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc, është e ndarë në 4 lote, me gjatësi totale prej 12.8 km dhe me një buxhet të planifikuar prej 32 milionë euro.

“Jemi të përkushtuar plotësisht për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit të Dukagjinit”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *