Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Shi e borë, parashikimi i motit për javën e ardhshme -

Shi e borë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Shi ditën e martë dhe enjte. temperaturat më afër vlerave mesatare dhe borë në vise malore, parashikon “Prishtina Weather”.

3.03.2024 – Periudha me të reshura shiu po parashihen në javën e parë të muajit mars, pas një shkurti mjaft të thatë. Të reshura shiu herë herë edhe me intenzitet më të lartë paraqiten ditën e martë, që nga orët e hershme të mëngjesit. Ditën e mërkurë do të ketë edhe intervale me diell, derisa të enjten orëve të pasdites sërish priten kushte për të reshura lokale shiu, që aty këtu mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Ditën e premtë mbeten mundësi vetëm si riga lokale shiu. Të reshura dëbore priten vetëm në zona më të larta malore.

Temperaturat zbresin edhe përreth vlerave mesatare, nga 14C në fillim të javës deri në 8C, ato maksimale, ndërkohë që minimalet luhaten ndërmjet 2C e 4C.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira gjatë ditës. Orëve të mbrëmjes, në kushte qetësie pritet rritje e koncentrimit të ndotësve ajror, që do të çojë indeksin edhe në vlera të dobëta apo edhe shumë të dobëta të mërkurën mbrëma.

Datat:

4.03 – Vransirat shtohen gjatë ditës. Në mbrëmje më vonë pritet të fillojnë të reshurat e shiut.

5.03 – Vranët dhe me shi. Herët në mëngjes reshjet mund të jenë më të shumta. Në mbrëmje pritet të pushojnë. Në vise më të larta malore priten reshje dëbore.

6.03 – Kryesisht me vransira. Aty këtu priten mundësi për riga lokale shiu pasdite.

7.03 – Intervale me diell paradite. Pasdite më shumë vransira me të reshura lokale shiu.

8.03 – Vransira e intervale me diell. Mundësi për ndonjë rigë shiu.

Frynë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 3-11m/s.

Shtypja atmosferike pas një rënie ditën e hënë, shënon rritje edhe mbi vlera normale deri të premtën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *