Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
39-vjeçari e mashtronte me para vajzën e mitur në Ferizaj, e dhunoi seksualisht disa herë nëpër motele -

39-vjeçari e mashtronte me para vajzën e mitur në Ferizaj, e dhunoi seksualisht disa herë nëpër motele

Rastet e dhunës seksuale ku viktima janë vajzat e mitura, po rritet përditë e më shumë. Minorenet që po keqpërdoren seksualisht nga personat e rritur, shpesh herë përballen edhe me shantazhe nga të dyshuarit, të cilët i kërcënojnë ato në mënyrë që të mos denoncohen.

Një rast është raportuar dje në Ferizaj, ku një vajzë 17-vjeçare ka deklaruar se është viktimë e dhunës seksuale nga një 39-vjeçar.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e viktimës, ata të dy janë njohur 3-4 vite më parë në rrjete sociale, ku e mitura e cila në atë kohë ishte 13-14-vjeçare, dyshohet se është mashtruar nga i dyshuari, i cili i ka premtuar asaj para e të mira tjera në këmbim të marrëdhënieve intime.

E i dyshuari e kishte dërguar të miturën në një motel në Ferizaj, ku e kishte keqpërdorur seksualisht. Kjo ka ndodhur edhe herë tjera, por që viktima nuk ka guxuar të rrëfehet, për shkak se 39-vjeçari e ka shantazhuar se do t’ia publikojë fotografitë ku ajo shihet e zhveshur.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se hera e fundit kur e mitura është keqpërdorur seksualisht është para dy muajve, derisa janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga ana e Policisë për kapjen e të dyshuarit, i cili ndodhet në arrati.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të arrestohet 39-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *