Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Pse u "përplasën" Kurti dhe Konjufca sot në Kuvend - zbulohet arsyeja -

Pse u “përplasën” Kurti dhe Konjufca sot në Kuvend – zbulohet arsyeja

Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë fjalosur të mërkurën para kamerave me njëri tjetrin, në një moment që është kapur nga kamerat e vendosura në sallën e Kuvendit.

Sipas informacioneve që u shpërndanë të enjten, përplasja ka ndodhur për shkak të mocionit të Partisë Demokratike (PDK) për grevën.

Glauk Konjufca, kryekuvendar, argumentonte se duhej të flitej për çështjen e Grevës së Përgjithshme, ndërkohë që tjetër mendim kishte kryeministri Albin Kurti.

Të dy liderët në pushtet janë përplasur sot derisa po zhvillohej seanca e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë çështje ka folur edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, teksa ka treguar se çfarë ka parë dhe dëgjuar nga kjo “përçarje” e dy krerëve të institucioneve.

Ai deklaroi se nuk e ka dëgjuar komunikimin, mirëpo foli edhe për sjelljen e Konjufcës dhe Kurtit.

“Nuk e dëgjova komunikimin, u pa që ishte një komunikim serioz mes kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit. Për hir të vërtetës me Glaukun kemi qenë në orën 09:30 në mëngjes shefat e grupeve dhe kemi diskutuar për një mocion procedural sa i përket debatit për grevën. Aty u dakorduam”, tha ai.

“Për hir të korrektësisë, Glauku tha se duhet me u komuniku me grupin parlamentar në mënyrë që të bëhet ndryshimi i mocionit procedural. Tash ku qëndron problemi nuk e di, mirëpo normal që Glauku u ndie keq se pak a shumë e kish një dakordim me shefat e grupeve parlamentare, dhe ne këtë e bëjmë shpesh, dhe kjo nuk ndodhi. Në esencë kjo shpërfaq diçka tjetër, shpërfaq një arrogancë të numrave që po tkurren dhe vendimmarrjen në kuvend”, theksoi ai në T7.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *