Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Çfarë ishte krisma e fuqishme që zgjoi sot prishtinalitë? -

Çfarë ishte krisma e fuqishme që zgjoi sot prishtinalitë?

Mëngjesin e së shtunës, në kryeqytet për pak sekonda u dëgjua një krismë e fuqishme e shkaktuar nga bubullima. Krisma u ndie rreth orës 06:00, derisa këtë e bënë të ditur edhe shumë qytetarë nëpërmjet rrjeteve sociale, kryesisht në Twitter.

Lidhur me këtë rast, meteorologu i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, ka thënë për Telegrafin se ajo se çfarë kemi dëgjuar sot janë shkarkesa elektrike me intervale të gjata në raport me ato të zakonshmet.

Tutje, Aliu dha një sërë rekomandimesh se si të mbrohen qytetarët kur ndodhin dukuri të tilla natyrore.

Sipas tij është mirë që kur ka bubullimë gjatë kohës kur jemi në shtëpi të mbyllen dritaret dhe të ndalet tërsisht rryma.

“Nuk është mirë të bëjmë dush në kohën kur moti është me bubullimë. Nuk duhet të mbajmë metal me vete. Nuk duhet të qëndrohet në hijen e një peme apo lisi”, ka thënë ai.

Eksperti gjithashtu tha se rreziqet te njerëzit ekzistojnë edhe kur ata gjenden në det apo në pishinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *