Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ndodhi edhe kjo në Kosovë: Punëtori ia merr shefit veturën për të 'shlyer' borxhin -

Ndodhi edhe kjo në Kosovë: Punëtori ia merr shefit veturën për të ‘shlyer’ borxhin

Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Hajvali të Prishtinës, ku janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se janë përfshirë në dallavere me një veturë. Rasti u zbulua pasi njëri nga të dyshuarit fillimisht u paraqit në Polici si viktimë, por që rezultoi më pas i dyshuar.

Sipas informacioneve të para, ai ia ka marrë veturën shefit të tij dhe nuk ia ka kthyer më. Por nuk ka mbaruar me kaq. Makinën ai dyshohet se ia dha dikujt në këmbim të borxhit.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari i parë R.G., ka denoncuar në Polici se miku i tij, i dyshuari tjetër Q.B., ia ka marrë veturën e pronarit të kompanisë ku punon në këmbim të borxhit që ia kishte. Por edhe ky i fundit e ka raportuar shokun, duke dhënë një version tjetër të rastit. Sipas tij, R.G., ia ka dërguar vet veturën, në vend të parave që ia kishte marrë hua.

Deklarimet e dy palëve bënë që Policia të aktiviziohet për të mbledhur informacione. Në kuadër të hetimeve, në stacion policor është intervistuar pronari i veturës, i cili ka zbuluar detaje se çfarë ka ndodhur me makinën e tij.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e pronarit, të dhënë para hetuesve policorë, i dyshuari R.G., punëtori i tij, ia kishte marrë makinën dhe nuk ia kishte kthyer më.

Pra, sipas informacioneve, i dyshuar fillimisht për rastin është R.G., i cili po hetohet për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”. Përveç tij, edhe i dyshuari tjetër Q.B., është i përfshirë në rast, por për veprën “Kanosje”.

Pasi janë mbledhur provat e para, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që të dyshuarit duhet të dërgohen në ndalim për 48 orë, duke vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat me të cilat ngarkohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *