Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Nuk kishte bërë punët e shtëpisë”, 40-vjeçari shqiptar dhunon bashkëshorten -

“Nuk kishte bërë punët e shtëpisë”, 40-vjeçari shqiptar dhunon bashkëshorten

Një shqiptar, 40 vjeç, është arrestuar në Greqi pasi dhunoi gruan e tij, sepse nuk kishte bërë punët e shtëpisë. Sipas mediave greke, dhuna në familje ka ndodhur më 16 shtator në Volos dhe ishte fqinji personi që njoftoi menjëherë Policinë sapo dëgjoi thirrjet për ndihmë të gruas.

Në momentin kur Policia u shkoi në shtëpi, bashkëshortja e tij është ankuar se i shoqi ka ardhur në shtëpi i dehur, i ka bërtitur dhe më pas e ka rrahur. Ai e goditi me grusht dhe më pas e kapi nga krahu dhe u përpoq t’i thyente kyçin e dorës. Prej shumë vitesh është viktimë e dhunës në familje, por siç ka përmendur, i pranon këto sjellje dhe nuk flet dhe as nuk e kishte denoncuar më parë të shoqin.

Mirëpo pardje ajo u frikësua shumë dhe u largua menjëherë nga shtëpia duke marrë me vete fëmijën e tyre.

Por 40-vjeçari, i paidentifikuar për mediat greke, tha se ka pasur vetëm një moment tensioni sepse gruaja e tij nuk e kishte pastruar shtëpinë. Tashmë ai është arrestuar për dhunë në familje dhe do të dalë para Gjykatës për t’u njohur me dënimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *