Vjedhjet nëpër biznese të ndryshme nuk kanë të ndalur, duke shkaktuar kështu pasiguri por edhe humbje. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kamenicë të Istogut, ku disa të rinj kanë vjedhur derivate por këtë herë janë zbuluar menjëherë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për tre të rinj, të moshave 20 dhe 22-vjeçare, të cilët janë kapur disa orë pasi u denoncuan rasti në Polici.
Viktima ka raportuar se përveç derivateve, të dyshuarit kanë vjedhur edhe mjete të punës. Pasi ata u ndaluan nga Policia, janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre.
Sinjali mëson se gjatë intervistimit, dy prej tyre e kanë pranuar vjedhjen e derivateve, por jo edhe mjeteve të tjera. Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, tre të rinjtë janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.