Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Tërmet i fuqishëm në Itali, kjo është magnituda -

Tërmet i fuqishëm në Itali, kjo është magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë me thellësi 10 kilometra është regjistruar pak më parë në Xhenova të Italisë.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali, tërmeti ka një magnitudë 4.4 ballë dhe është regjistruar 2 kilometra në perëndim të Bargagli, përcjell Sinjali.

Shumë zyra dhe banesa janë braktisur dhe njerëzit kanë dalë në rrugë.

Mediat vendase shkruajnë se tërmeti është ndjerë shumë në katet e sipërme të ndërtesave dhe xhamat e dritareve janë dridhur.

Tërmeti trembi edhe turistët nga Portofino deri në Sestri Levante, sidomos ata që ndodheshin në hotelet në katet më të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *