Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Sërish përplasje: Murati “sulmon” SBASHK-un në Komision, nervozohet Ardian Kastrati -

Sërish përplasje: Murati “sulmon” SBASHK-un në Komision, nervozohet Ardian Kastrati

Edhe sot në Komisionin për Arsim ku po raporton SBASHK-u, ka pasur përplasje të ashpra.

Kjo pasi që në këtë Komision është edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili mori fjalën dhe sulmoi SBASHK-un.

Ai tha se nga Këshilli Grevist ka persona që kanë afërsi me parti të caktuara politike.

“Nga ana e përfaqësuesve të Këshillit Grevist u tha se kush janë dhe cfarë pozita mbajnë por besoj që duhet t’i njohim më mirë. Për shkak se për zotin Ymeri është raportuar se ka afërsi me subjekte të caktuara politike. E pata fjalën nëse nuk më lejohet s’është problem”, tha ai.

E kjo shkaktoi nervozizëm tek deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Pas kësaj situate, Albena Reshitaj kërkoi që ministri të flas për implikimet buxhetore dhe të mos merret me çështje tjera.

“Ne ju kemi ftuar si ministër. Prandaj ju lutem na arsyetoni implikimet buxhetore për të arritur një marrëveshje me SBASHKUN”, tha Reshitaj.

E Murati vazhdoi sërish me zakonin e tij.

“Në Këshillin Grevist ka anëtarë që janë të afërt me subjekte politike e ndoshta të tillë që kanë pasur edhe probleme me ligjin”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *