Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Propaganda e Listës Serbe: FSK-ja është në Veri të Kosovës -

Propaganda e Listës Serbe: FSK-ja është në Veri të Kosovës

Lista Serbe po pretendon se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), “mund të jenë në Veriun e Kosovës”.

Përmes një komunikate, Lista Serbe thotë se katër kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe nuk e kanë aprovuar asnjëherë hyrjen e FSK-së në këto komuna.

“Inkursioni i paligjshëm i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në territorin e komunës së Zubin Potokut është shkelje e rëndë e marrëveshjes së vitit 2013, e garantuar nga NATO, e cila garanton se asnjë formacion i armatosur i Prishtinës nuk mund të pushtojë komunat serbe në veri pa miratimin e kryetarëve të këtyre komunave dhe komandantit të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, ka raportuar portali Kosovo-Online.

“Në kohën kur Prishtina po përpiqet të militarizojë veriun dhe të pushtojë komunat në veri me goditje me armë, incidente të tilla janë të papranueshme dhe kërkojnë reagimin e të gjithë atyre që janë përgjegjës për një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, e mbi të gjitha KFOR-it. EULEX-i dhe UNMIK-u”, theksohet në deklaratë.

Kjo parti futet në konspiracion dhe thotë se “nëse Albin Kurtit i dështon plani për regjistrimin e targava nga ana e serbëve, atëherë do të tentojë t’i frikësojë qytetarët serbë”, vazhdon propaganda.

“Edhe një herë ju bëjmë thirrje autoriteteve që të veprojnë në mënyrë parandaluese dhe të paralajmërojnë Kurtin se nuk do të tolerohet kjo sjellje. Sjellja e papërgjegjshme në këto momente për të fituar pikë politike është karakteristikë e politikanëve dhe manipuluesve të paaftë që aktualisht janë në krye të institucioneve në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *