umri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale është rritur dukshëm kohët e fundit, ku viktima shpesh herë janë edhe fëmijët. Një rast i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur të hënën pasdite në fshatin Serbobran të Istogut.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është raportuar në Polici nga familja një 11-vjeçari, të cilët kanë deklaruar se djali i tyre është terrorizuar nga një 18-vjeçar.
E gjithë ngjarja kishte ndodhur pasditen e së hënës, kur i dyshuari e kishte marrë të miturin nga shtëpia e tij për të shkuar në livadhet ku po i ruante delet. Atje djali i vogël ishte përballur me tmerrin, pasi i dyshuari i kishte kërkuar atij që të kryejnë marrëdhënie seksuale bashkë.
Sipas burimeve, 19-vjeçari i kishte hipur sipër, por viktima kishte arritur që të arratiset që aty e më pas kishte shkuar në shtëpi në gjendje të rëndë emocionale dhe i baltosur.
Me të marrë informatën, njësitë policore janë vënë menjëherë në lëvizje, me ç’rast kanë arritur që të arrestojnë personin e dyshuar i cili u shoqërua në stacion për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim i mbetur në tentativë’.