Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Hoxha: Është e drejtë e personave të gjinisë së njëjtë të martohen mes vete -

Hoxha: Është e drejtë e personave të gjinisë së njëjtë të martohen mes vete

Në vazhdën e debatit, për martesën në mes të personave të gjinisë së njejtë, analisti Ylli Hoxha, ka thënë se kjo është e drejtë njerëzore e tyre.

Sipas tij, kjo kategori e njerëzve, kanë të drejtë të martohen apo të bashkëjetojnë dhe askush nuk duhet t’ia ndalojë këtë të drejtë atyre.

“Është e drejtë e atyre njerëzve edhe të martohen dhe të bashkëjetojnë. Ajo buron nga konventa e të drejtave të njeriut, ajo e drejtë mund të bëhet njëfarë kushti për integrim në BE, ende nuk është por do të jetë, nuk ka asgjë të keqe të ia japim atyre njerëzve një të drejtë”, ka thënë ai.

Hoxha, ka thënë se çdo kush mund ta ketë fëmijën e tij apo saj, homoseksual/e, dhe se kjo sipas tij është krejtësisht normale.

“Një fëmijë i joni nesër mund të jetë homoseksual çfarë të bëjmë, t’i themi t’i je njeri i hendikepum a? Ti nuk meriton asgjë? Ty nuk të njeh ligji? Të jemi pak më njerëzor!”, ka thënë ai.

Sipas Hoxhës, edhe feja islame bazament të saj e ka anën njerëzore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *