Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar për raportimet se në Kosovë, metra e drurit ka arritur deri në 100 euro.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka mbetur pa institucione që kujdesen për qytetarët e vet, shkruan lajmi.net.
“E në vend të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Selmanajt:
Deri 100 euro një metër dru!!!
A ka qeveri ky vend?!
A ka në këtë vend institucione që kujdesen për qytetarët e vet?!
E në vend të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona…
Turpi i tyre nuk paska fund.