U raportua sot gjatë ditës raportoi për një rast të kanosjes që ka ndodhur në fshatin Dumosh të Podujevës, ku një person dyshohet se ka kërcënuar me thikë trajnerin e klubit të futbollit, ku luan edhe djali i tij, për shkak se ai ishte i pakënaqur me trajnerin.
Sinjali mëson se i dyshuari për kanosjen me thikë të trajnerit është 40-vjeçari nga Podujeva, Berat Softolli, i cili aktualisht gjendet në ndalim policor prej 48-orësh.
Berat Softolli
Ndërsa, burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktimë e kanosjes është Mehmet Agushi, i cili është trajner i grupmoshave të reja në KF Llapi.
Mehmet Agushi – trajner në KF Llapi
Kujtojmë se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak se Softolli ishte i pakënaqur me trajnerin e K.F Llapit, për shkak se sipas tij ai nuk po e angazhonte mjaftueshëm në lojë djalin e tij.
Nga burimet e Sinjalit është bërë me dije, se rrjedhën e kësaj ngjarje e kanë konfirmuar edhe dy dëshmitarë, të cilët ishin të pranishëm kur dyshohet se ndodhi kanosja.
Mirëpo, përkundër deklarimit të denoncuesit, të përkrahur edhe nga dy dëshmitarë, këtë e ka mohuar i denoncuari, madje ai ka deklaruar se i vetmi veprim që ka ndërmarrë kundrejt trajnerit ka qenë gjuha ofenduese.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.