Nxënësit e Kosovës iu kthyen bankave në shkolla sot pas një muaji grevë në arsim.
SBASHK pezulloi grevën duke nisur kështu me një muaj vonesë vitin e ri shkollor, shkruan FrontLajm.
Si shkak i mungesës në punë pagat e shtatorit nuk janë marrë ende nga punëtorët e arsimit.
Qeveria sot konfirmoi se nuk do të ketë paga për këtë muaj për grevistët.
Kjo gjë i ka “revoltuar” antarësinë e SBASHK.
Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj sot i dha ultimatum Qeverisë që pagat të ekzekutohen deri në 5 tetor, përndryshe tha se situata në arsim do përkeqësohet.
Pas kësaj deklarate nuk mund të përjashtohet sërish greva.
/FrontLajm/