Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Nagavci gjen zgjidhjen, kështu mund të ekzekutohen pagat e grevistëve, nxjerr vendim të ri -

Nagavci gjen zgjidhjen, kështu mund të ekzekutohen pagat e grevistëve, nxjerr vendim të ri

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot kanë nxjerrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023.

Sipas saj, me këtë vendim do të ndryshohet kalendari i vitit shkollor 2022-2023, për shkak të 22 ditëve të pambajtura të mësimit gjatë muajit shtator 2022 si pasojë e grevës së mësimdhënësve.

Ajo tha se 8 ditë të mësimit të pambajtura për parafillore dhe klasat (1-8) do të mbahen ditëve të shtune, si në vijim:
– Në muajin Tetor, 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022;
– Në muajin Nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022;
– Në muajin Dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022;
– Në muajin Janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023.

“MASHTI njofton se gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të përfundojë më datë 27.01.2023. Ndërkaq, pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më datë 30.01.2023 dhe mbarojë më 03.02.2023.
Gjysmëvjetori i dytë fillon me datë 06.02.2023. Në pesë ditë të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar”, thuhet në postimin e Nagavcit.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim:
– Për klasën e 12-të (maturantë)përfundon më datë 05.06.2023;
– Për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023;
– Për parafillor dhe klasat 1-8 përfundon më datë 30.06.2023

“Institucionet e arsimit parauniversitar të cilat kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022 janë të obliguara që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit të përcaktuara më UA-05/2022. Institucionet e arsimit parauniversitar të cilat kanë filluar mësimin më 1 shtator, vazhdojnë punën sipas UA-05/2022”.

“Mësimdhënësit të cilët kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022 obligohen që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës në mënyrë që gjysmëvjetori i dytë të fillojë më datën 06.02.2023. Institucionet e arsimit parauniversitar duhet të njoftojnë DKA-të për planifikimin e ditëve të mësimit.
Zbatimin e këtij vendimi do ta mbikqyrë Inspektorati i arsimit”, tha ajo në Facebook.

Mes tjerash, Nagavci theksoi se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e përkushtuar për zbatimin e Ligjit për Grevën, i cili përveç tjerash parasheh edhe pezullimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve nga kontrata e punës, përfshi edhe të drejtën e pagës për ditët e grevës.

“Megjithatë, duke qenë të bindur se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e Vitit Shkollor dhe do të kryejnë punën, dhe duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre janë vënë në lajthitje ose kanë pasur paqartësi rreth dispozitave ligjore, i kemi propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor”, përfundoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *