Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ky është 38-vjeçari i dyshuar për dhunimin e të miturës në Kllokot, dyshohet se abuzoi me të disa herë -

Ky është 38-vjeçari i dyshuar për dhunimin e të miturës në Kllokot, dyshohet se abuzoi me të disa herë

Sot u raportua për një rast të dhunimit që dyshohet se ka ndodhur në Kllokot, ku viktimë është një e mitur, e cila dyshohet se është keqtrajtuar së paku dy herë nga një 38-vjeçar. Zbulimi i rastit erdhi pas denoncimit të vëllait të viktimës që rezultoi me arrestimin e të dyshuarit dhe ndalimin e tij. 

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari është Arben Sh. Ahmeti, 38-vjeçar, i cili dyshohet se e ka dhunuar vajzën e mitur në fshatin Vërbovc të Kllokotit, para se ajo t’i mbushte 16-vjeç.

Ky rast tronditës u zbulua nga vëllai i viktimës, i cili u detyrua të njoftojë Policinë se motra e tij dyshohet se është keqtrajtuar seksualisht nga personi me të cilin ishte në lidhje dashurie.

Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para Prokurorit të Shtetit, i dyshuari ka abuzuar seksualisht me të gjatë vitit të kaluar, por nuk dihen detaje nëse ka pasur edhe raste të tjera, në periudha të ndryshme kohore, kur i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pas arrestimit të të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të njëjtit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor, Prokuroria pritet që të bëjë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë në gjykatën kompetente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *