Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lubizhdë të komunës së Suharekës, ku një burrë dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.
Thuhet se, 42-vjeçar dyshohet se ka konsumuar sasi të mëdha të ilaçeve për qetësim, që ia kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore.
Ai është dërguar menjëherë në këtë qendër nga babai i tij, ku ia kanë ofruar ndihmën e parë dhe po vazhdon trajtimin.
Ndërkohë mësohet se Policia u njoftua për rastin nga spitali, me ç’rast një patrullë policore doli në vendin e ngjarjes, ku mori një deklaratë nga babai i viktimës. Sipas informatave të para, 42-vjeçari edhe më parë dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës së tij.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si ‘Vetëvrasje në tentativë’.
*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.