Roy Dalle Vedove, është një zviceran që jeton në kantonin e Valais, dhe ka vendosur të hyjë në grevë urie nga 1 maji.
Arsyeja pse ai ka vendosur të hyjë në greve urie është për të protestuar kundër paaftësisë burokratike dhe pabarazisë së skemës zvicerane të sigurimeve shëndetësore.
“Kam bërë vizita të shumta në zyrra për kompensim gjatë dy viteve të fundit, dhe ende ata nuk i kanë paguar subvencionet e mia për vitin 2018”, thotë ai.
“Kur shkova atje në shkurt, më thanë se nuk e kisha plotësuar siç duhet formularin, ndonëse unë kisha dorëzuar policën e vitit 2018 një vit më parë. Dhe sa herë që shkoja për të pyetur se pse nuk kisha marrë kompensimin përgjigja ishte – do të duhen disa javë”.
Por “mjaft është mjaft” ka deklaruar ai, pasi ka marrë vendim për të hyrë në grevë urie.
Dalle Vedove ka vite që po lufton kundër pabarazisë së sistemit të sigurimeve shëndetësore të Zvicrës. Ai thotë se mënyra e llogaritjes së primeve nuk ndjek parimin bazë të sigurimit, se primi duhet të bazohet në rrezik. Njerëzit që ndjekin një mënyrë të shëndetshme të të jetuarit, e cila redukton rrezikun e shëndetit të dobët, nuk shpërblehen me prime më të ulëta.
“Ne që ushtrojmë rregullisht, nuk pinë duhan, nuk konsumojmë alkool, paguajnë të njëjtat çmime si ata njerëz, ushtrimi i vetëm i të cilëve është ndezja e cigares së radhës dhe ngritja e një gote tjetër alkool në buzët e tyre.”
Sistemi i kujdesit shëndetësor i Zvicrës llogaritet të jetë i dyti më i lartë në botë. Por, Dalle Vedove pretendon se ky rezultat bazohet në të statistikave tejet të vjetruara dhe aktualisht nuk dihet dhe si është gjendja.
Por cfarë është më shqetësuese për Dalle Vedove është fakti se ai i ka shkruar Zyrës Federale të Shëndetit Publik dhe të gjithë anëtarëve të parlamentit të Zvicrës.
“Njëzet e pesë prej tyre e fshinë emailin e palexuar”, ka deklaruar ai.
“Ata mund të veprojnë shpejt kur duhet të kursejnë paratë e të pasurve!” thotë ai, duke iu referuar paketës së fundit të shpëtimit të Credit Suisse, gjigantit bankar zviceran.
“Por kur bëhet fjalë për njerëzit që punojnë që po luftojnë për të përballuar primet e sigurimit shëndetësor, ata nuk bëjnë asgjë.”
Nëse greva e urisë e Dalle Vedove do të lëvizë gjërat për të ndryshuar politikat e sigurimit shëndetësorë në Zvicër, kjo mbetet të shihet.