Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
​Qytetarëve që iu bë shkelje në pagesat për viza gjermane do të rimbursohen -

​Qytetarëve që iu bë shkelje në pagesat për viza gjermane do të rimbursohen

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjatë muajve të fundit ka pranuar një numër të madh të ankesave nga konsumatorët, të cilët janë ankuar ndaj shërbimeve dhe pagesave të realizuara në llogari të operatorit ekonomik “VisaMetric” L.L.C në Prishtinë, në emër të shërbimeve për aplikim për Viza Schengen për të udhëtuar në Gjermani.

MINT njfton se Inspektorati i Tregut në MINT ka shqyrtuar të gjitha ankesat e pranuara nga konsumatorët, ka inspektuar edhe operatorin ekonomik “VisaMetric” L.L.C në Prishtinë dhe ka trajtuar të gjitha ankesat e pranuara, duke vendosur në favor të konsumatorëve.

“Inspektorati i Tregut në MINT ka bërë vizitë dhe është takuar edhe me drejtuesit e operatorit ekonomik “VisaMetric” L.L.C në Prishtinë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe ofrim të shërbimeve për konsumatorët, në pajtim me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, duke pranuar se do të bëjnë ri-mbursimin e konsumatorëve, që janë ankuar. Për shkeljet e konstatuara, Inspektorati i Tregut ka ndërmarrë veprime konform ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, duke marrë parasysh se mund të ketë numër të madh të qytetarëve/konsumatorëve që kërkojnë shërbime për aplikim për Viza Schengen te operatorët ekonomikë, e kur realizojnë edhe pagesa të cilat i konsiderojnë se mund të jenë të paarsyeshme apo edhe në rastet tjera që i vlerësojnë si shkelje të të drejtave të tyre, MINT inkurajon qytetarët që gjithherë të drejtohen në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *