Ditën e djeshme, dy mësimdhënëse të shkollës fillore të mesme të ulët ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren, janë rrahur mes vete.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth kësaj përleshjeje.
Si pasojë e përleshjes, njëra nga mësimdhënëset ka pësuar lëndime trupore ku më pas ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
‘’ Prizren 28.04.2023-12:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.’’ thuhet në raport.