Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Nga ASK: Ja sa persona në Kosovë punojnë punë të dytë -

Nga ASK: Ja sa persona në Kosovë punojnë punë të dytë

Në mars të këtij viti në Kosovë të regjistruar kanë rezultuar mbi 360 mijë persona. Prej tyre 17,335 kanë marrë pagë edhe për një punë të dytë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Administrative të Tregut të Punës për muajin mars 2023.

Këto të dhëna bazohen në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e të punësuarve të kategorizuar sipas: gjinisë, grup-moshës, numrit të të punësuarve me pagë primare dhe sekondare, përqindjes së të punësuarve, aktiviteteve ekonomike, si dhe të dhënat për punëkërkuesit e regjistruar sipas gjinisë dhe grup-moshës.

“Në muajin mars, të punësuar me pagë primare sipas gjinisë janë regjistruar 360 436 persona, prej tyre 217 978 meshkuj dhe 132 495 femra. Kurse, të punësuar me pagë sekondare sipas gjinisë janë regjistruar 17 335 persona, prej tyre 11 305 meshkuj dhe 5 299 femra”.

ASK thotë se punësimi sipas aktiviteteve dhe gjinisë mbi moshën 15 vjeçare ishte më i madh te: Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi i detyrueshëm social (22.7%); Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparime automjetesh dhe motoçikletash (21.7%); Prodhimi (11.2%); Ndërtimtaria (6.2%); Aktivitetet e akomodimit dhe shërbimet e ushqimit (5.5); Aktivitetet financiare dhe të sigurimeve (5.3%), etj.

Ndërkaq, punëkërkues të regjistruar sipas grup-moshës ishin 27 776 persona, prej tyre 15 139 meshkuj dhe 12 637 femra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *