Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast ku një person ka tentuar të vetëvritet, dhe se i njëjti është shpëtuar, shkruan Gazeta Metro.
Në komunikatën e PK’së bëhet e ditur se, rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:03 dhe se personi është mashkull kosovar i moshës 62 vjeçare.
”Sot, rreth ores 13:03 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se një person mashkull, kosovar i moshes 62 vjeçar, kishte hipur mbi një vinç të lartë rreth 40 metra, afër një objekti banesorë në ndërtim në rrugën ’’Ahmet Kaciku’’ në Ferizaj dhe po tentonte të vetvritej. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë nga njësia reaguese dhe njësia e hetimeve së bashku me mbikëqyrësin e ndërrimit të stacionit të policisë në Ferizaj”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Në bashkëngjitje të kësaj shkrese keni komunikatën e radhës nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Vetëvrasje në tentativë, shpëtohet një person në Ferizaj
Sot, rreth ores 13:03 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se një person mashkull, kosovar i moshes 62 vjeçar, kishte hipur mbi një vinç të lartë rreth 40 metra, afër një objekti banesorë në ndërtim në rrugën ’’Ahmet Kaciku’’ në Ferizaj dhe po tentonte të vetvritej. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë nga njësia reaguese dhe njësia e hetimeve së bashku me mbikëqyrësin e ndërrimit të stacionit të policisë në Ferizaj.
Njëkohësisht janë njoftuar edhe ekipe mjekësore nga Qendra Emergjente, si dhe Brigada Zjarrfiksëve të Ferizajt, të cilët edhe ata kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për shpëtim nga ekipet në vendin e ngjarjes, është bllokuar për qarkullim rruga ” Ahmet Kaçiku ” dhe menjëherë mbikëqyrësi i ndërrimit ka filluar të negocioj me viktimin dhe ta bindë atë, që mos të kërcejë/bëjë vetvrasje nga lartësia. Pas shumë përpjekjeve të mbikëqyrësit të ndërrimit Toger R.H, në ora 13:50 viktima është bindur dhe ka lejuar që të shpëtohet dhe të zbresë nga vinçi në tokë pa asnjë lëndim.
Policia viktimën e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ” Vetëvrasje në tentativë”, ndërsa policia po vazhdon hetimet.