Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajm i mirë: Ekzekutohen pagesat për këta qytetarë -

Lajm i mirë: Ekzekutohen pagesat për këta qytetarë

Superpuna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesës për afro 2000 punëtorët e angazhuar përmes superpuna gjatë muajve shkurt dhe mars.

Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes superpuna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim:

Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);

Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njejtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna;

Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATKsë.

Rikujtojmë që subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit.

Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin prill, deklarimi në ATK bëhet deri më 15 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *