Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
'KEDS në aksion': Zë numër të madh të konsumatorëve duke keqpërdorur rrymën -

‘KEDS në aksion’: Zë numër të madh të konsumatorëve duke keqpërdorur rrymën

KEDS ka njoftuar se për një javë ka kapur rreth 200 konsumatorë duke e keqpërdorur energjinë elektrike, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KEDS ka bërë me dije këto raste do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqsore.

“Aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të kontrollit në KEDS po vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore. Në vazhdën e këtyre kontrolleve, ekipet e KEDS-it kanë realizuar përgjatë javës 2742 kontrolle te konsumatorët për të cilët dyshohej se po e keqpërdornin energjinë elektrike. Prej tyre afër 200 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike. Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *