Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për mospagesën e shtesës së rrezikshmërisë në punë për muajt shkurt dhe mars 2023.
Përmes një reagimi në Facebook, kjo Sindikatë ka shkruar se pagesën në mënyrë retroaktive e pret me pagën e muajit prill derisa nëse kjo nuk ndodhë, ka paralajmëruar veprime tjera sindikale.
‘’Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, dhe kategorizimin e disa profesioneve të Stafit Civil dhe mbështetës pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit maj ne fillim te Qershorit dhe në asnjë rast të mos ketë shtyrje ne realizimin e së drejtës për të gëzuar të drejtën në shtesën e rrezikshmërisë’’, thuhet në fillimisht në reagimin e Sindikatës.
Sindikata e Policisë së Kosovës shpreson se Qeveria e Republikës së Kosovës do të reflektoj dhe pa humbur kohë do ta realizoj shtesën e rrezikshmerisë si e drejtë elementare dhe e merituar në të kundërtën e mos realizimit të kësaj kërkese siç po ndodh edhe me kërkesat tjera qe ia kem parashtruar deri me tani Qeverisë, ne si Sindikatë jemi të detyruar që të ndërmarrim masat sindikale bazuar në ligjin mbi organizimin sindikal dhe ligjin e Policisë së Kosovës për ti realizuar të drejtat tona në plotësimin e kërkesave tona, thuhet më tutje në reagimin e Sindikatës.
Sindikata ka kërkuar edhe realizmin e kategorizimit të punonjësve.